Dr. Ilir Hoti u lind dhe u rrit ne Mitrovicë - Kosovë.
Shkollën Fillore dhe të Mesmen e kreu në Mitrovicë me një sukses shembullor. Studimet universitare i vazhdoi në Shqipëri në Fakultetin e Mjekësisë, drejtimin Stomatologji.
Stomatologjinë e kreu me afat duke treguar një vullnet dhe dëshirë të flakët për shkencat stomatologjike. Pasion i tij gjatë kohës së lirë është piktura, gjë që ka bërë një numër të konsiderueshëm pikturash në bezë duke përdorur ngjyra vaji. Tash syrin e artistit e përdorë në stomatologji, duke i bërë punimet e tij të përkryera dhe kështu duke bërë të lumtur pacientët e tij të çmuar.
Ai vazhdimisht ndjek trajnime të ndryshme që mbahen brenda dhe jashtë Kosovës, duke qenë i ftuar që të marr pjesë me punimet e veta edhe jashtë shtetit. Është anëtar në Shoqatën Amerikane Dentare si dhe pjesëmarrës i rregullt në seminaret dhe konferencat si dhe eventet e ndryshme që mbahen nga kjo shoqatë ku pajiset me njohuritë dhe zbulimet më të reja që ndodhin në botë në lidhje me fushën e Stomatologjisë.
Po ashtu ai është ndër Stomatologët e parë në rajon që futi përdorimin e Hipnoanestezisë për pacientë të caktuar që nuk dëshirojnë përdorimin e gjilpërave, largon fobinë pacientëve që kanë frikë nga mjeku, poltroni dentar apo fobitë e ndryshme, me nje sukses te madh Largon Dhimbjet Akute dhe Kronike etj.. Është anëtar i AIA – American International Association. Ka trajnuar disa kolegë, doktorë në fushën e Hipnoterapisë, e të cilët janë treguar mjaft të suksesshëm në inkuadrimin e Hipnoterapisë në Mjekësi. Është Instruktorë i Çertifikuar i Hipnoterapisë C.H.I. si dhe mori Çertifikimin Master NLP Practitioner.
Me një fjalë, Dr. Ilir Hoti nuk mbaron së reshturi kurrë hulumtimet e tij të pandërprera në fushën e mjekësisë dentare dhe psikologjisë. Është autor i librit “Hipnoterapia në Mjekësi” të botuar në vitin 2013. Vazhdon të punojë si Mjek, Stomatolog në Kosovë dhe Shqiperi.